Pele është shtrirë në spital për gjashtë ditë, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Pele është shtrirë në spital për gjashtë ditë, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Legjenda e futbollit, Pele, është hospitalizuar për gjashtë ditë me një gjendje shëndetësore (që nuk është bërë e ditur), por thuhet se problemi nuk është serioz.



Globo njofton se 80-vjeçari ishte duke i bërë ekzaminimet rutine shëndetësore në Albert Einstein Hospital të Sao Paulos, kur është zbuluar problemi.

Në njoftim, menaxheri i ikonës braziliane, Joe Fraga, ka theksuar se nuk ka arsye për ndonjë shqetësim të madh.

Ditë më parë ishte raportuar se Peles i kishte rënë të fikët, gjë të cilën legjenda e mohoi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Njerëz, nuk më ka rënë të fikët dhe jam në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Shkova për ekzaminimet rutine, të cilat nuk kam qenë në gjendje që t’i bëja më herët për shkak të pandemisë”, kishte shkruar Pele në Instagram.

Related Articles