LVV: Të rinjtë do e vulosin fitoren e 17 tetorit

LVV: Të rinjtë do e vulosin fitoren e 17 tetorit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka mbajtur takim me disa të rinjë të komunës së Gjilanit, duke parashtuar problemet e tyre.

Në këtë takim u diskutua për mungesën e literaturës në bibliotekën e qytetit, mungesën e terreneve rekreative, mosmbështetjen komunale, si dhe shumë shqetësime të tjera që ata kanë.

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u zotua se pas 17 tetorit, kur në krye të komunës të jetë Lëvizja Vetëvendosje, vëmendja do të kthehet kah rinia.

“Do të merren të gjitha masat në përmirësimin e cilësisë në mësim dhe mësimdhënie, do të krijohen terrene sportive, do pasurohet biblioteka me tituj të rinj, do të krijohet fondi për ndërmarrës të rinj, si dhe do të bëhen politika të tjera në interes të të rinjve. Bashkë fitojmë, bashkë qeverisim”, ka thënë Hyseni.

Hapësirë e sponzorizuar – LVV, komuna e Gjilanit

Related Articles