Macron shkoi për të ngushlluar lojtarët, por francezët mezi prisnin që ai të ikte

Macron shkoi për të ngushlluar lojtarët, por francezët mezi prisnin që ai të ikte

Franca u mposht në finalen e Katar 2022 nga Argjentina me francezët që provuan të rezistonin, por u dorëzuan në goditjet e 11-metërshave, edhe pse në tërësi paraqitja e “Les Bleus” në finalen e Kupës së Botës ishte zhgënjyese.

“Gjelat” e panë veten në disavantazhin e dy golave në pjesën e parë ndërsa u “zgjuan” në 20 minutat e fundit të fraksionit të dytë dhe nëse ia dolën të shkonin deri tek goditja e penalltive, merita ishte padiskutim e Kylian Mbappe.

Ylli i PSG ishte i vetmi që përmbushi pritshmëritë teksa realizoi tre gola, pa harruar edhe saktësinë në goditjen e 11-metërshave, ndryshe nga sa bënë shokët e skuadrës. Në këtë formë, hidhërimi në mimikën e sulmuesit ishte i dukshëm dhe të gjithë u munduan ta ngushëllonin atë. Diçka të tillë e provoi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili zbuloi edhe bisedën me Mbappe në fushë.

“Ishim shumë larg Argjentinës në fundin e pjesës së parë dhe përmbysje të tilla janë shumë të vështira. Megjithatë, ia dolëm deri diku, ajo që arriti Mbappe me shokët e skuadrës është diçka e jashtëzakonshme. Rigjetëm “urinë” e duhur në fushë dhe në fund patëm edhe mundësinë për ta fituar takimin.

Mbappe është një lojtar i madh, i thashë se është vetëm 24-vjeç. U shpall golashënuesi më i mirë dhe mos të harrojmë se ai e ka një Botëror të fituar. Tani luajti një tjetër finale, isha i trishtuar aq sa edhe ai, por i theksova se i bëri të gjithë krenar. Në fund, humbëm një ndeshje futbolli, por i shkuam shumë pranë. Kështu funksionon futbolli”, u shpreh Macron.

Pikërisht Macron u injorua nga Mbappe në fushë ndërsa presidenti i Francës shkoi në dhomat e zhveshjes për të mbajtur një diskutim motivues duke përplasur grushtat në dorë dhe duke përqafuar në fund Deschamps: “Dua ta dini se Franca dhe francezët janë krenarë për ju, dhatë gjithçka në këtë finale.

Nuk do të diskutojmë për zgjedhje të gabuara apo të mira, por ajo që është e sigurtë është se ju do te ktheheni të luani sërish këtë trofe me shumë se sa unë do te jem në krye te vendit”. Megjithatë, dallohet qartë zhgënjimi i lojtarëve që duket sikur mezi presin të mbaroje ashtu sikurse Deschamps mbetet i ngrirë edhe pse Macron në fund i vendos doren pas qafe…

Related Articles