Një makinë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut të premten mbrëma.
Mediumi gjerman BILD raporton duke u thirrur në burime se në sulm kanë mbetur të vdekur së paku 11 persona, e janë plagosur 60 të tjerë.
Makina u përplas në turmën e një tregu Krishtlindjesh në qytezën lindore gjermane, Magdeburg.
Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimshëm drejt turmës së njerëzve.
Agjencia e lajmeve dpa ka thënë se shoferi i makinës është arrestuar.
Shumë forca policore dhe shërbime të emergjencës janë parë në skenën e incidentit.
Tetë vjet më parë, më 19 dhjetor të vitit 2016, një pjesëtar i grupit terrorist, Shteti Islamik, pati kryer një sulm me kamion, duke e përplasur në një treg Krishtlindjesh në qendër të Berlinit.
Si pasojë e sulmit patën vdekur 12 persona, ndërsa janë plagosur mbi 70 të tjerë.
Sulmuesi pati ikur në Itali, ku ishte identifikuar dhe ishte vrarë nga policia.