Mali i Zi i referohet Kosovës me fusnotë

Mali i Zi i referohet Kosovës me fusnotë

Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008, por herë pas herë në këtë vend vazhdojnë të mohojnë këtë realitet.

Së fundi, ministrja e Shoqërisë Digjitale dhe e Mediave, Tamara Srzentiq, i ka nisur ftesë ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, për pjesëmarrje në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nga 11 deri më 13 tetor në Mal të Zi.

 Por, në ftesë, ministrja malazese në vazhdimësi i është referuar Kosovës me fusnotë prapa, gjë që ka shkaktuar jo pak reagim në këtë vend.

Mediumi “Antena M”, i cili ka publikuar dokumentet e ftesës  e ka quajtur skandal diplomatik.

Reagime për këtë nuk ka pasur as nga Qeveria e Kosovës, e as nga ajo e Malit të Zi.

Related Articles