Maliqi për Kurtin: Teveqeli kryeministër nuk e thotë fare se ka qenë në gabim. Athua pse?

Maliqi për Kurtin: Teveqeli kryeministër nuk e thotë fare se ka qenë në gabim. Athua pse?

Shkëlzen Maliqi, opinionist, e ka etiketuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si ”teveqel“.

Kjo pas intervistës së Kurtit për gazetën kroate ”Veçernji List“, ka thënë se pajtohet me SHBA-të dhe BE-në për deeskalimin e situatës në Veri të Kosovës.

Por, Maliqi thotë se Kurti nuk përmend fare “që ka qenë gabim“.

”Athua Albini, më në fund, e paska mbledh mendjen pasi që një vit e luajti lojën prej teveqelit të pabindur? Nga mediat kroate, na çoi selam kthjellësie të pajtimit të plotë me Amelikën… Vetëm diçka mungonte. Teveqeli i përrallës së moçme shqiptare çdo herë kur bënte sherre i thoshte vetës: “Gabova, mend për herën tjetër!” Mirëpo, e haronte i shkreti teveqel mësimin, dhe sërish e sërisht gabonte. Megjithatë, ka një dallim në përrallat. Teveqeli kryeministër nuk e thotë fare se ka qenë në gabim. Athua pse? Përralla në lesh, shëndeti prej nesh”, ka shkruar Maliqi në Facebook, të hënën.

Kurti gjatë asaj interviste ka thënë po ashtu se perëndimi “është duke e falur Vuçiqin”, duke shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja kanë pritshmëri të ulëta për presidentin serb.

Related Articles