Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë.
Lufta për të dalë kampion i Kosovës dhe për mbijetesë këtë sezon është shumë e madhe, raporton Gazeta Enigma.
Por, befasia më e këndshme e këtij sezonit është skuadra e Malishevës.
Malisheva aktualisht renditet në vendin e katërt në tabelë me 47 pikë të mbledhura dhe është futur seriozisht në luftë për titullin kampion pasi që është vetëm 5 pikë larg kreut të tabelës.
Nën urdhëratë e kryetrajnerit Qëndrim Kida ekip malishevas gjithashtu ka edhe sulmin më të mirë në ligë deri më tan. Ata kanë shënuar 44 gola.
Skuadra e Malishevës është e përberë me shumë futbollistë të rinj, por që janë duke zhvilluar lojëra të mrekullueshme.
Kujtojmë që golashënuesi më i mirë i këtij ekipit është diamanti i futbollit kosovar, Drilon Hazrollaj, i cili deri më tani ka shënuar hiç më pak se 18 gola.
Mbetet që të shihet se a do ketë forcë Malisheva të konkurrojë me Ballkanin, Llapin dhe Dritën deri në fund të sezonit për titullin kampion.
/Gazeta Enigma/