Malisheva dhe Ferizaj sot do të takohen në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja do të luhet në Malishevë në stadiumin me bari sintetik “Liman Gegaj”, shkruan Gazeta Enigma.
Pavarësisht se zhvillohet xhiroja e tretë, Malisheva sot e luan ndeshjen e dytë, pasi në xhiron e parë takimi ndaj Ballkanit nuk u zhvillua për shkak të kërkesës nga skuadra suharekase.
Malisheva ndeshjen e parë të zhvilluar në këtë kampionat e humbi me rezultat 1-0 ndaj Gjilanit.
Kurse, Ferizaj e ka një fitore dhe një humbje nga dy ndeshje. Përballjen e parë e humbi me rezultat 3-2 nga Gjilani, kurse ndeshjen e dytë barazoi me Prishtinën.
Malisheva dhe Ballkani do të përballen për herë të parë në Superligën e Kosovës.