Janë mbyllur dy ndeshjet në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi Futbollistik “Malisheva” e ka deklasuar Trepçën ’89 duke e mposhtur me rezultatin 4-0, raporton Gazeta Enigma.
Për t’i dhënë tre pikët Malishevës shënuan: Shillova, Sobowale, Maliqi dhe autogol i Rexhajt.
Ndeshja tjetër mes Ferizajt dhe Drenicës ka përfunduar pa fitues. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 1-1. Golin për Drenicës e realizoi Agim Zeka, kurse me Ferizajn shënoi qendërmbrojtësi Gentrit Haliti.
/Gazeta Enigma/