Në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll sot zhvillohen edhe tri ndeshjet e fundit.
Në Malishevë skuadra me po të njëjtin emër e pret skuadrën e Gjilanit e cila nuk po kalon në formë të mirë.
Tashmë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare nga kjo përballje, shkruan Gazeta Enigma.
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Veliu, Maliqi, Mustafa, Sobowale, Shillova, Rapuca, Vitija, Xhaka, Tolaj.
Gjilani: Kolici, Musolli, Ramadani, Zeka, Cale, Dabiqaj, Krivanjeva, Islami, Prekazi, Solomon, Hoxha.
Ndeshja starton nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”.
/Gazeta Enigma/