Malisheva dhe Gjilani i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0.
Pjesa e parë ishte më e balancuar duke krijuar raste për gol të dy skuadrat.
Në 45 minutëshin e dytë skuadër dominuese ishte Gjilani, por nuk arriti ta gjej rrugën e golit.
Malisheva tentoi të shënonte me kundërsulme, por portieri Enea Koliqi nuk lejoi të mposhtej.
Pas këtij barazimi Gjilani mbetet në vendin e dytë me 49 pikë.
Kurse, Malisheva ngjitet në vendin e pestë me 33 pikë./Gazeta Enigma/