Malisheva sërish përfshihet nga zjarri

Malisheva sërish përfshihet nga zjarri

Të mërkurën, në orët e pasdites, në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës, kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, shkruan Gazeta “Enigma”.

Falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri.Ekipet përgjegjëse janë në terren duke e mbikëqyrë situatën me zjarre në këtë fshat, pasi për shkak të erës zjarri mund të përhapet prapë, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Sipas njoftimit nga kjo komunë, zjarret e sotme, përsëri kanë rrezikuar edhe shtëpitë e banimit, por falë intervenimit të shpejtë dhe banorëve të fshatit, përfshi edhe mërgimtarët, është arritur të lokalizohet dhe të mbahen në kontroll këto zjarre.

Ndërsa, Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Stacioni Policor në Malishevë, rreth orës 02:30 të datës 03.08.2021 është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF), se një person i gjinisë mashkullore (viti i lindjes 1957), është sjellë pa shenja jete nga familjarët në këtë institucion shëndetësor. /Gazeta “Enigma”/.

Përsëri vatra zjarri të reja por lokalizohen nga zjarrfikësit dhe vullnetarëtMalishevë, 4 gushtSot në orët e…Posted by Komuna Malishevë on Wednesday, August 4, 2021

Related Articles