Malisheva ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini 1-2.
Ndeshja nisi më mirë për skuadrën mysafire, ku krijuan disa raste të mira shënimi.
E në minutën e 21-të erdhi edhe goli, me Etnik Brrutin që realizoi bukur pasi u fut në zonë për 0-1.
Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 15 minuta, pasi në minutën e 35-të Altin Mërlaku realizoi me kokë për 1-1.
Me rezultatin baras 1-1 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Malisheva në pjesën e dytë gjeti edhe golin e dytë, kur në minutën e 68-të Etnik Brruti realizoi nga penalltia për 1-2.
Deri në fund gola nuk pati dhe Malisheva arkëtoi tre pikë të arta nga udhëtimi në Klinë.
Me këtë fitore Malisheva ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 16 pikë, sa ka edhe Dukagjini një pozitë më lart.
Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Ferizaj, derisa Malisheva pret Gjilanin.
