Një person raportohet se është dërguar pa shenja jete nga familjarët e tij në emergjencën e Malishevës, të shtunën rreth orës 23:40.
Sipas policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
HETIM I VDEKJESMalishevë, 16.07.2022-23:40. ”Është raportuar se në emergjencën e Malishevës nga familjarët është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IMP për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/