Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pos në trojet shqiptare, është në qendër të vëmendjes edhe në një vend tjetër.
Një ekip nga skuadra e tij spanjolle, Mallroca, është duke qëndruar në Prishtinë, duke ndjekur atmosferën që po mbretëron në kryeqytet para finales historike Kosovë-Turqi për Botërorin 2026.
“Muriqi po do të shkruajë historinë, dhe ne nuk do ta humbim këtë rast”, shkruar RCD Mallorca në profilin e saj zyrtar në X, postim të cilin e mbyll me një emoji me zemër.
Kosova sonte përballet me Turqinë në finalen e play-offit që çon në Botërorin 2026.
Muriqi quiere hacer historia y nosotros no nos lo íbamos a perder 🫶🏻 pic.twitter.com/UfQDyTLgP8— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) March 31, 2026
