Mallorca uron Muriqin për suksesin e Kosovës: Vazhdojnë ta ëndërrojnë Botërorin

Mallorca uron Muriqin për suksesin e Kosovës: Vazhdojnë ta ëndërrojnë Botërorin

Mallorca ka shkruar për suksesin e futbollistit të saj, Vedat Muriqit dhe Kosovës, pas fitores së mbrënshme 0:2 ndaj Sllovenisë duke siguruar playoff-in për Kampionatin Botëror, që mbahet vitin e ardhshëm në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Skuadra spanjolle uroi Muriqin dhe “Dardanët” për këtë arritje.

“Kosova e Muriqit siguron një vend në listë dhe vazhdon ta ëndërrojë Botërorin. Shkojmë Pirat”, shkruan Mallorca.

Djelmoshat e drejtuar nga strategu gjerman, Franco Foda, ka grumbulluar 10 pikë dhe renditet e dyta në Grupin B, me tre pikë më pak se Zvicra, me të cilen do të përballet të marten në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.

Related Articles