anchester City ka arritur më në fund ta fitojë titullin e shumëkërkuar të Ligës së Kampionëve, duke hyrë në mesin e kampionëve evropianë.
“Citizens” triumfuan minimalisht 1:0 në finalen e Stambollit ndaj Interit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me një dominim të lehtë të Manchester Cityt.
Kevin De Bruyne u lëndua në pjesën e parë dhe u detyrua të zëvendësohej me Foden në minutën e 36-të.
E goli i shumëpritur nga Manchester City erdhi në minutën e 68-të, kur Rodri me goditje të shkolluar kaloi anglezët në epërsi.
Më pas, zikaltrit patën disa raste mjaft të mira shënimi, por rezultati nuk ndryshoi.
Kësisoj, Manchester City e fiton trofeun e parë të Ligës së Kampionëve, duke e kompletuar tripletën në këtë edicion.
“Qytetarët” e fituan Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe Kupën FA, duke e pasur sezonin më të mirë në histori të klubit.
Në anën tjetër, edhe për Interin ishte një sezon i kënaqshëm, duke e fituar Superkupën dhe Kupën e Italisë, duke përfunduar në top-4she dhe duke e arritur finalen e Ligës së Kampionëve.