Man Utd anulon marrëveshjen milionëshe me aviokompaninë ruse

Man Utd anulon marrëveshjen milionëshe me aviokompaninë ruse

Marrëveshja e sponzorizimit në vlerë prej 40 milionë funtesh në mes të Manchester United dhe linjës ajrore ruse “Aeroflot”, është anuluar nga klubi anglez të premten si pasojë e sulmit të Rusis ndaj Ukrainës.

“Në dritën e ngjarjeve në Ukrainë, ne kemi tërhequr të drejtat e sponsorizimit të ‘Aeroflot’. Ne ndajmë shqetësimet e fansave tanë në mbarë botën dhe shprehim ngushëllimet tona për ata që janë prekur”, thuhet në njoftim. Manchester Unitedi kishte një marrëveshje afatgjate tregtare, e cila u arrit për herë të parë me kompaninë ruse në vitin 2013. Marrëveshja e Unitedit me “Aeroflot” u rinovua në vitin 2017 me një vlerë prej 40 milione funtesh dhe do të skadonte në 2023.

“Aeroflot” është linja ajrore kombëtare e Rusisë dhe fluturon në 146 destinacione në 52 vende të botës. /GazetaEnigma/

Related Articles