Manchester United është mposhtur me rezultat 2-1 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq nuk kanë arritur të marrin pikë në udhëtim e tyre të parë këtë sezon, pasi u mposhten në minutat shtesë nga Brightoni, i cili mori fitoren e dytë në këtë fillim sezoni.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, por me vetëm vendasit që gjeten rrjetën.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të me anë të Danny Welbeck, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.
Në fakt edhe Unitedi gjeti rrjetën në minutën e 34-të me anë të Marcus Rashford, por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it.
Në pjesën e dytë, gjithashtu u zhvillua lojë e barabartë dhe me raste, por kësaj radhe ishin të dyja skuadrat që shënuan.
Unitedi arriti të barazojë rezultatin në minutën e 60-të me anë të Amad Diallo, i cili shënoi për 1-1 dhe u hodh në sulm për golin e dytë.
Ky gol erdhi në minutën e 70-të me anë të Joshua Zirkzee, por edhe kësaj radhe u anulua me anë të VAR-it.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej me barazim, ashtu nuk menduan vendasit, të cilët në minutat shtesë shënuan Joao Pedros, i cili shënoi me kokë për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Brightoni mban pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Unitedi renditet i teti me tri pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Djajtë e Kuq e presin rivalin e urryer, Liverpoolin, teksa Brightoni udhëton te Arsenali.