Manastiri i Deçanit: Shpend Ahmeti, një bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti

Manastiri i Deçanit: Shpend Ahmeti, një bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti

Manastiri i Deçanit ka reaguar në llogarinë zyrtare në Twitter pas aksioneve nga grupe të ndryshme në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Ata akuzojnë kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, t’i ketë inkurajuar këto aksione duke e quajtur bashkëpunëtor të kryeministrit Albin Kurti kur dihet largimi i kamotshëm i Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryebashkiaku Shpend Ahmeti, një bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e Manastirit të Deçanit në Serbi.

Në fotografitë që ata ia kanë bashkëngjitur shkrimit në Twitter, shihen grafitet që sot u realizuan nga Partia Socialdemokrate, por aty shihet edhe një grafit që thotë “Jezusi i urren serbët” por që nuk dihet autorësia e tij.

Gjatë ditës së sotme PSD-ja por edhe studentët kanë realizuar aksione në këtë objekt.

Related Articles