Manchester City dhe Interi kanë barazuar pa gola në debutimin në formatin e ri të Ligës së Kampionëve.
Citizens e kishin iniciativën qysh nga fillimi, duke bërë presion mbi mbrojtjen Neroazzure.
Rasti i parë serioz në ndeshje u shënua në minutën e 27-të, kur Kevin de Bruyne lëshoi një goditje, por që shkoi ngjitur shtyllës së majtë.
Në minutën e 36-të, Erling Haaland ishte afër të shënonte, por që edhe kjo goditje shkoi afër shtyllës së djathtë të portës së Yan Sommer.
Rasti më serioz për Interin në 45 minutat e parë e pati Marcu Thuram (42’), me goditjen e tij që shkoi jashtë.
Sommer bëri një goditje bravuroze në minutën e 43-të, pasi ndaloi goditjen e De Bruynes.
Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me Interin që tregoi më shumë.
Duke shkuar nga përfundimi i takimit, të dy skuadrat intensifikuan sulmet në portën e njëra-tjetrës.
Interi rrezikoi me anë të Henrikh Mkhitaryan, me goditjen e tij në minutën e 76-të që goditi shtyllën.
Tre minuta më vonë, Josko Gvardiol testoi Sommerin me një goditje me kokë, por as ky nuk ia doli të shënonte.
Dy skuadrat u ndanë të kënaqura me nga një pikë, me Cityn që në rrethin e dytë takohet me Slovan Bratislavën, ndërsa Interi do ketë punë me Crvena Zvezdën.