Manchester City fiton me lehtësi ndaj Leedsit dhe rimerr kreun e tabelës

Manchester City fiton me lehtësi ndaj Leedsit dhe rimerr kreun e tabelës

Manchester City ka vazhduar me fitore në Premier Ligë dhe kthyer në pozitën e parë në renditje. Të shtunën në udhëtim ka mposhtur Leeds Unitedin me rezultatin 4:0.

Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 34-të në elitën e futbollit anglez.

Kampioni anglez golin e parë e shënoi në minutën e 13-të me Rodrin për 1:0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Mysafirët golin e dytë e shënuan me anë të mbrojtësi Nathan Ake në minutën e 54-t për 2:0.

Gabirel Jesus në minutën e 78-të ngriti epërsinë për 3:0.

Golin e katërt për Cityn e realizoi Fernandinho për 4:0.

Me këtë fitore. Manchester City është lider në Premier League me 83 pikë. një më shumë se Liverpooli që është në pozitën e dytë.

Leeds është në vendin e 17-të me 34 pikë.

Related Articles