Manchester City ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Crystal Palace.
“Citizens” triumfuan 4:2, edhe pse ishin duke pësuar 0:2 pas pjesës së parë.
Stones shënoi autogol qysh në minutën e katërt, kurse Andersen e dyfishoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 21-të të ndeshjes.
Me t’u nisur pjesa e dytë, nisi edhe përmbysja e madhe e Manchester Cityt.
Fillimisht Bernardo Silva ngushtoi epërsinë në minutën e 53-të, para se të dilte në skenë Erling Haaland.
Norvegjezi fillimisht realizoi në minutën e 62-të për 2:2, kurse tetë minuta më vonë e shënoi edhe golin e dytë personal.
Në minutën e 81-të, Haaland kompletoi hat-trikun.
Me këtë triumf, Manchester City merr përkohësisht pozitën e parë në tabelë me 10 pikë pas katër ndeshjeve.
Në anën tjetër, Crystal Palace mbetet i 14-ti me katër pikë të tubuara.