Manchester City – Liverpool, formacionet e mundshme të super derbit anglez

Manchester City – Liverpool, formacionet e mundshme të super derbit anglez

Manchester City pret Liverpoolin këtë pasdite në ndeshjen më të madhe të sezonit të Premierligës deri më tani.

Skuadra e Pep Guardiolës mori të martën një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, me Kevin De Bruyne i cili shënoi golin e fitores.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit do të jetë e para nga dy duelet mes dy skuadrave brenda një jave, pasi ato do të përballen sërish në gjysmëfinalen e FA Cup, e cila do të zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Ruben Dias dhe Cole Palmer janë të lënduar, ndërsa Benjamin Mendy është ende i pezulluar nga klubi.

Sa i përket Liverpool-it, Jurgen Klopp ka një skuadër plotësisht të përshtatshme për të zgjedhur. Reds morën një fitore 3-1 jashtë ndaj Benfica-s të martën.

Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Manchester City (4-3-3): Ederson; Kyle Walker, John Stones, Aymeric Laporte, Joao Cancelo; Kevin De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva; Riyad Mahrez, Phil Foden; Raheem Sterling.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Trent Alexander-Arnold, Joel Matip, Virgil van Dijk, Andy Robertson; Fabinho, Thiago Alcantara, Jordan Henderson; Mohamed Salah, Sadio Mane, Luis Diaz.

Related Articles