Emiliano Martinez i Aston Villa është në “radarin” e Manchester United, pretendon Daily Star.
Raporti thotë se “Djajtë e Kuq” do të bëjnë një lëvizje për Martinezin e vlerësuar prej 50 milionë funtesh vetëm nëse numri 1 aktual David de Gea largohet nga klubi para përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon në 2023.
Ai ka shkëlqyer me paraqitjet e tij që nga largimi nga skuadra e Arsenal, duke fituar një vend titullari edhe në kombëtaren e Argjentinës.