Në Angli tregohen tepër të kujdesëshëm, kur bëhet fjala për të marrë vendimin për të ndërprerë një projekt teknik.
Është pikërisht ky mentalitet, por edhe një kontratë e vlefshme deri në 2024-ën, që vazhdon të mbajë Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United, pavarësisht një fillim sezoni nën pritshmëritë e klubit, sidomos nëse kujton organikën që ka në dispozicion, si dhe afrimet e nivelit të lartë, si ato të Varane, Jadon Sancho dhe Cristiano Ronaldo.
Drejtuesit e United kanë vendosur ta konfirmojnë teknikun të paktën deri në dhjetor, në përfundim të një muaji të zjarrtë që nis me transfertën londineze të së shtunës përballë Tottenham, vazhdon me sfidën me Atalantën në Champions, derbin me Manchester Cityn, përballjen me Watford, sfidën me Villareal dhe mbyllet me ndeshjen ndaj Chelseat në Stamford Bridge në fund të nëntorit. Solskjaer qëndron, por nuk është më i blinduar për një projekt afatgjatë. Përvec rezultateve, janë edhe raportet me lojtarët një problem për teknikun norvegjez. Ronaldo e ka shpërfillur në disa raste, duke kërkuar garanci për vendin si titullar, ndërsa Pogba i cili nuk ishte në 11-shen titullare përballë Liverpulit, ku hyri nga stoli dhe më pas u përjashtua, ju kërkoi ndjesë shokëve të skuadrës, por duke evituar cdo kontakt me trajnerin.
Drejtuesit e Manchester United e kanë patur ndërkohë një kontakt të parë me Antonio Konten. Gjatë negociatave, aspekti i vetëm që ka mbetur për tu përcaktuar është ai në lidhje me stafin, që trajneri italian do të dëshironte ta merte me vete të gjithin në Manchester. Djajtë e Kuq kanë gjithsesi disa plane alternative, Zidane duket më larg, pasi ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me një të ardhme në Premier League. të nxehtë mbeten ndërkohë edhe emrat e Rodgers që ka një kontratë në vazhdim e sipër me Liecester dhe ten Hag, trajneri i Ajaksit.