Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për planet e ardhshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ai ka pohuar se do të jenë 5 mijë ushtarë aktivë dhe tre mijë ushtarë rezervë deri në fund të vitit 2028.
“Forca e Sigurisë së Kosovës me përfundimin e fazës së tret të tranzicionit që nënkupton në vitin 2028, planifikohet normalisht t’i ketë 5 mijë ushtarë pjesëtarë aktivë, dhe tre mijë rezervë me kapacitete të gatshme dhe profesionale për të realizuar tri detyrat kryesore të saj që nënkupton mbrojtjen e integritetit territorial, mbështetjen ushtarake për autoritetet civile, pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare”, ka thënë Maqedonci në DPT Fidani në Klan Kosova.