269 raste të tjera me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa 353 të infektuar fituan betejën kundër virusit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 222.333, prej të cilëve 209.291 janë shëruar.
Vendi po ashtu ka regjistruar 15 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 7.868 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.562.088 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.449 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.174./Gazeta Enigma/