Maqedoni e Veriut: 16 të vdekur nga COVID-19

Maqedoni e Veriut: 16 të vdekur nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë shënuar 333 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 16 persona që ishin të prekur me këtë virus.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se janë shëruar edhe 376 qytetarë.

Kurse, numri i të shëruarve që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 200,669.

Ndryshe, numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 216,328, kurse i të vdekurve është 7,609 persona.

/Gazeta Enigma/

Related Articles