Maqedoni e Veriut: Arrestohen dy kosovarë në tentativë të kontrabandimit të 150 kilogramë marihuanë

Maqedoni e Veriut: Arrestohen dy kosovarë në tentativë të kontrabandimit të 150 kilogramë marihuanë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se të mërkurën e 30 marsit ka arrestuar katër persona, dy prej tyre me nënshtetësi kosovare, raporton Gazeta Enigma.

Sipas tyre e gjithë kjo ka ndodhur për të ndaluar një transport ndërkombëtar të marihuanës deri në 150 kilogramë.

Mediat maqedonase raportojnë se destinacioni i tyre sipas policisë ka qenë që kjo sasi e drogës të kaloj nga Kosova në Turqi përmes Maqedonisë së Veriut.

“Në orët e pasdites është vërejtur në parking para një objekti hotelerik një automjet i parkuar “Audi A6″ me tabela të Kumanovës, ndërsa në automjet kanë qenë I.D (50) dhe K.K (39) nga Podujeva e Kosovës si dhe B.R (34) nga Kumanova. I.D dhe K.K janë përpjekur të arratisen por janë kapur nga ana e policisë dhe që të tre janë privuar nga liria”, thuhet në raportin e policisë maqedonase.

Gjatë kontrollit janë gjetur gjithsej 92 paketime me marihuanë që janë gjetur në pjesën e pasme të veturës, ndërsa te të arrestuarit janë gjetur telefona, kartela telefoni nga operatorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe para.

“Ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal dhe po ashtu edhe një person kërkohet për shkak se ai është dashur ta merr drogën në Shtip dhe ta transportojë në Turqi”, thuhet më tej në komunikatë./Gazeta Enigma/

Related Articles