Blendi Idrizi deri në vitin 2024 te Schalke

Blendi Idrizi deri në vitin 2024 te Schalke

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Blendi Idrizi e ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Schalken.

Idrizi ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2024 me skuadrën e njohur gjermane.

23-vjeçari në këtë sezon i ka bërë 17 paraqitje në Bundesliga 2 të Gjermanisë me Schalken duke shënuar një gol dhe një asistim.

Te klubi gjerman janë të kënaqur me zhvillimin e Idrizit.

“Blendi është zhvilluar jashtëzakonisht shumë këtu te Schalke. Paraqitjet në U23 i dhanë atij një rast të luajë në Bundesligë dhe ai fitoi përvojë të rëndësishme gjatë një periudhe jashtëzakonisht të vështirë për klubin. Paraqitjet e tij të mira këtë sezon e kanë bërë pjesë të rëndësishme të klubit. Jemi të kënaqur që një lojtar nga akademia është në ekipin e parë dhe do të vazhdojë rrugëtimin e tij me ne”, ka thënë drejtori sportiv i Schalkes, Rouven Schroder për faqen zyrtare të klubit gjerman.

Idrizi i është mirënjohës klubit për besimin.

“Klubi ka treguar besim tek unë gjatë muajve të fundit dhe më dha mundësinë të bëj kalimin nga divizioni i katërt në të dytin. Unë i jam mirënjohës klubit dhe për këtë dua të jap gjithçka në vitet e ardhshme për ta ndihmuar Schalken edhe njëherë të jetë pjesë e Bundesligës”, ka thënë Idrizi.

Related Articles