Hamilton thotë se ka kaluar në një gjendje jo të mirë mendore e emocionale

Hamilton thotë se ka kaluar në një gjendje jo të mirë mendore e emocionale

Kampioni i shtatëfishtë i “Formula 1” Lewis Hamilton ka bërë të ditur se është duke pasur vështirësi me gjendjen mendore dhe emocionale.

Hamilton përfundon në vendin e 10-të të dielën e kaluar në garën “Grand Prix” në Arabinë Saudite, ka njoftuar rreth kësaj çështje në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka thënë se e ka të vështirë të qëndroj pozitiv për disa ditë radhazi.

“Një vit me shumë vështirësi, me çdo gjë që është duke ndodhur përreth nesh. E vështirë që në disa ditë të qëndrosh pozitiv. Kam hasur në vështirësi mendore dhe emocionale për një kohë të gjatë, por po bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të vazhduar. Kemi shumëçka për të bërë dhe për të fituar”, ka shkruar Hamilton, i cili po zhvillon sezonin e 16-të në Formula 1.

Related Articles