Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19 ndërsa nuk raportohet për asnjë të shëruar dhe asnjë rast të vdekjes.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155 mijë e 684 raste me COVID-19, janë shëruar 149 mijë e 977 pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 484 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 223 raste aktive.