Maqedonia e Veriut e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Austrisë, në ndeshjen hapëse të Grupit C, që po zhvillohet momentalisht në Bukuresht.
Goran Pandev shënoi për 1:1 në minutën e 29-të.
Sulmuesi 38-vjeçar u fut në historinë e Maqedonisë duke u bërë lojtari i parë që shënon për kombëtaren maqedonase në një turne të madh. Në këtë ndeshje debutuese të Maqedonisë në Evropian po luajnë katër futbollistë me prejardhje shqiptare.