Ish-sulmuesi i shumë skuadrave të njohura evropiane, Mario Balotelli, është përfshirë në një aksident të rëndë me makinën e tij të markës Audi.
Pak para orës 19:30 të enjten mbrëma, Balotelli e humbi kontrollin e automjetit të tij dhe u përplas në një mur në Orzinuovi, afër qytetit të tij të lindjes, Brescia. Kështu ka shkruar “Sky Sport Italia” të premten.
33-vjeçari arriti të dilte nga makina e tij dhe ka pritur ndihmën mjekësore. Pavarësisht se makina e tij është shkatërruar, ai u ka shpëtuar lëndimeve serioze.
Balotelli aktualisht jeton në Turqi pasi ka kontratë me skuadrën Adana Demirspor. Por, i është dhënë leje nga klubi turk për të shkuar në Itali gjatë kohës sa është duke u rikuperuar nga lëndimi.
33-vjeçari ka tri gola në pesë ndeshje në Superligën e Turqisë në edicionin aktual. Ai karrierë ka bërë edhe tek Interi, Manchester City, Milani, Liverpooli, Nice, Marseille, Brescia, Monza e Sioni.
🚨 Mario Balotelli has a car accident in Brescia: he is unharmed.
Reports indicate that the Italian football player refused to undergo a breathalyzer test pic.twitter.com/1wxJQbF1Zv— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) November 23, 2023