Mbrëmja e sotme i takon boksierit të mirënjohur shqiptar, Florian Marku.
Marku do të përballet me meksikanin Miguel Parra Ramirez, në një ndeshje boksi që premton spektakël dhe adrenalinë.
Meçi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Seria e ndeshjeve nis nga ora 18:00, derisa në fund do të jetë “ajka” – përballja e shqiptarit.
Para përballjes së sotme, Marku në rrjetin social “Facebook” ka përshëndetur ndjekësit e tij.
Ai ka shkruar: “GOOD MORNING WORLD TODAYYYY IS MYYY DAYYYYYYY“, që në shqip i bie: “Mirëmengjesi botë, sot është dita ime”.