Ish-përfaqësues special i BE në Kosovë, Pieter Feith, ka komentuar marrëveshjen e panënshkruar të Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiq.
I ftuar në ‘Zona Zero’ , ka thënë se të dy liderët do të mendojnë me kujdes për koston dhe përfitimet dhe forcimin e kandidaturave të tyre për të qenë pjesë e BE.
“Duhet parë me kujdes reagimi publik i të dyja palëve, sjelljen e Vuçiq dhe Kurtit”, tha Feith.
Tutje theksoi se ky është fundi i gjithë procesit.
“Ne do duhet ta ndjekim situatën me shumë kujdes se çfarë do të ndodh. Nuk mendoj dhe besoj se ky është fundi i gjithë procesit, kështu që le të mendojmë që edhe qeveria serbe do fillojë të mendoj për këtë proces”, u shpreh Feith.