Gjatë ditës së sotme është arritur marrëveshja për energji mes Kosovës dhe Serbisë, raporton GazetaEnigma.
Lidhur me këtë çështje KOSTT në një përgjigje për Gazetën Enigma, ka theksuar se pas marrëveshjes së sotme, KOSTT do të ketë qasje fizike në nënstacionin e Valaqit.
“Me Marrëveshjen e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E është i definuar kufiri energjetik i KOSTT i cili natyrisht është në përputhje me kufirin gjeografik të Kosovës. Rrjedhimisht edhe Nënstacioni i Vallaçit është pjesë e Zonës Rregulluese të KOSTT. Për shkaqe politike qasja fizike për mirëmbajtje në këtë nënstacion ka munguar dhe me marrëveshjen e arritur sot në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi lehtësuar nga Bashkimi Evropian, KOSTT do të ketë qasje fizike në këto asete”, thuhet në përgjigjen nga KOSTT. / GazetaEnigma