Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit është mbajtur marshi me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çrregullimin e spektrit të Autizmit.
Marshi ka nisur nga “Skënderbeu” në drejtim të Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. E pranishme në këtë marsh është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e shoqata të autizmit./GAZETA ENIGMA/