“Marshojmë s’festojmë”, pjesëmarrësit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

“Marshojmë s’festojmë”, pjesëmarrësit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, në Prishtinë është organizuar një marsh me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”, i organizuar nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”

Të pranishmit që kanë marshuar në sheshin qendror të Prishtinës kanë përcjellë mesazhe të shumta përmes pankartave që kanë mbajtur në duar.

“Grua”, “Nata s’ka ispat”, “Jetë”, “Liri”, “Drejtësia e vonuar është padrejtësi”, “Punët e shtëpisë nuk janë punët e grave”, janë mbishkrimet që gratë dhe burrat po mbajnë në duart e tyre, në marshin tradicional.

Ndërsa, kur kaluan te Këshilli Gjyqësor dhe te Policia, gratë vendosen ngjyrë të kuqe dhe tymues.

Gjithashtu, ata po fishkëllojnë si shenjë për të protestuar për të drejtat e grave.

Related Articles