Masat shtesë të sigurisë janë paralajmëruar për ndeshjen ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, në Ligën e Kombeve.
Policia Rumune bëri njoftimin që ka të bëjë drejtpërdrejt me tifozët dhe doli me një sërë rekomandimesh për ta para këtij dueli, raportojnë mediat rumune.
Ndeshja mes Rumanisë e Kosovës luhet nesër nga ora 20:45.
Policia ua ndaloi tifozëve që të vendosin flamuj të tjerë përveç atij të Rumanisë dhe shtetit të Kosovës. Tifozët janë këshilluar të vijnë në stadium tre orë para fillimit të lojës, për të shmangur turmat dhe për të hyrë sa më shpejt në stadium.
Gjithashtu tifozët janë këshilluar që të shmangin çdo lloj incidenti me tifozët e skuadrës kundërshtare. Në të kundërt do të sanksionohen nga forcat e rendit.
“Për këtë ndeshje futbolli, për arsye sigurie, do të merren masa shtesë për kontrollin e automjeteve dhe njerëzve, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të mjeteve piroteknike dhe objekteve të tjera të ndaluara nga kuadri normativ në fuqi”, njofton Policia Rumune.
Në këtë kontekst, për të shmangur grumbullimin rreth pikave hyrëse të arenës sportive dhe për të parandaluar incidentet e mundshme që mund të lindin për këtë shkak, Policia rekomandon që të gjithë shikuesit të vijnë në stadium në kohë, duke filluar nga koha e hapjes së portave të hyrjes.
Për mbarëvajtjen e sigurt të aktivitetit sportiv, Policia e Kryeqytetit u drejton shikuesve këto rekomandime:
– të tregojnë durim, të respektojë udhëzimet e policëve dhe të shmangë përfshirjen në konflikte të çdo natyre;
– nëse janë dëshmitarë të kryerjes së akteve të natyrës antisociale, të kërkojnë mbështetjen e forcave të rendit në zonë;
– prindërit të mbikëqyrin fëmijët me vëmendje të shtuar.
Në të njëjtën kohë, rekomandojnë tifozët të mos përfshihen në incidente që mund të çojnë në prishje të rendit dhe qetësisë publike, duke u kufizuar nga çdo formë e agresionit verbal apo fizik që mund të çojë në manifestime të dhunshme, duke përmendur se çdo shkelje do të sanksionohet fuqishëm nga forcat e rendit. Kështu, ata që kryejnë veprime antisociale do të identifikohen në vend ose pas ndeshjes sportive për t’u sanksionuar sipas kuadrit ligjor në fuqi.
Sipas dispozitave ligjore në fuqi, spektatorët nuk lejohen të sjellin në stadium pije alkoolike, materiale piroteknike të ndaluara me ligj apo objekte të tjera që mund të rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në këtë garë sportive.
“Ndalohen poashtu simbolet fashiste, raciste ose ksenofobike dhe promovimin e kultit të personave fajtorë për krime kundër paqes dhe njerëzimit, me ndryshimet dhe shtesat e mëvonshme, ndalohet nxitja e urrejtjes kombëtare, racore ose fetare, diskriminimi”, njoftoi Policia e Bukureshtit në një njoftim për shtyp.