Masa të rrepta sigurie, hoteli në ‘shtetrrethim’, përfaqësuesja e Serbisë arrinë në Tiranë

Masa të rrepta sigurie, hoteli në ‘shtetrrethim’, përfaqësuesja e Serbisë arrinë në Tiranë

Përfaqësuesja e Serbisë ka mbërritur sot në darkë në Tiranë, ku nesër do të përballet me Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Policia ka marrë masat që të shmanget çdo incident i mundshëm, ndaj që nga zbarkimi në Rinas e deri në mbërritjen në hotelin e zgjedhur në Tiranë, ekipi serb dhe delegacioni, është shoqëruar nga forca të shumta policore, të cilat kanë bllokuar akset rrugore gjatë kalimit të automjeteve të tyre.

Edhe hoteli ka qenë i rrethuar me forca të shumta të rendit, të cilat kanë kontrolluar perimetrin, ndërsa futbollistët futeshin në ambientet e brendshme, siç shihet nga videot e mëposhtme të publikuara nga ”Kurir”, që tregojnë atmosferën krejtësisht të qetë në momentin kur kundërshtarët e Shqipërisë mbërritën në Tiranë.

Related Articles