Një 21 vjeçar nga Sunderlandi, në Angli, i cili goditi me thikë të dashurin e tij dhe e la atë të vdiste i vetëm, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Posesiv dhe xheloz, Aaron Ray goditi me thikë Jason Brockbanks, 24 vjeç, ndërsa ky i fundit ishte në gjumë. Vrasësi pasi i preu fytin të dashurit e la atë të vdiste nga gjakderdhja. U deshën 3 ditë që trupi i studentit të zbulohej.
Gjykata e Newcastle Crown dëgjoi se ai mund të kishte mbijetuar nëse do të ishte kërkuar kujdes mjekësor. Ray, nga Sunderland, e mohoi vrasjen, por më vonë u dënua me burg të përjetshëm dhe ju tha se duhet të vuante një minimum prej 22 vjetësh.
Gjykatësi tha se provat treguan se Ray kishte qenë i dhunshëm në marrëdhëniet e mëparshme dhe tha se ai ishte mashtrues, i pandershëm dhe kur ishte në gjendje të dehur ishte shumë i rrezikshëm.
Mbrëmjen kur ndodhi tragjedia, dy djemtë kishin shijuar një natë të bukur së bashku, por gjërat shkuar për keq kur Aaron Ray kishte marrë telefonin e të dashurit të tij, kur ky ishte në gjumë, dhe kishte gjetur disa mesazhe të cilat mesa duket e tërbuan të riun.
Ai e goditi disa herë me thikë të dashurin e tij që ishte në gjumë, e më pas u largua nga dhoma duke e lënë atë të vdiste.