Kurti për familjen Haradinaj: Ushtria është pjesë e pandashme e kësaj familje

Kurti për familjen Haradinaj: Ushtria është pjesë e pandashme e kësaj familje

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti në fjalën e tij në manifestimin qendror që po mbahet për të shënuar 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit tha se “Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk dorëzohet Kosova”, ishte mesazhi që Serbia morri nga Himë Haradinaj.

Krahas kësaj, ai e ka cilësuar familjen e Haradinajt si pjesë e pandashme e ushtrisë së vendit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ushtria e Republikës së Kosovës mbetet pjesë e familjes Haradinaj.

Pas homazheve në Gllogjan, kreu i ekzekutivit ka thënë pjesë e ushtrisë është edhe një toger nga radhët e familjes së  dëshmorëve.

“Familja Haradinaj ia di mirë vlerën lirisë dhe ushtrisë. Është familje e dëshmorëve të kombit, me gjeneral nga lufta, ushtria është pjesë e pandashme e kësaj familje. Sot, me ushtrinë tonë e kemi Luanin. Toger Luan Haradinaj i cili me zell e përkushtim i shërben atdheut me uniformën e FSK-së”, ka deklaruar ai.

Sipas Kurtit, Serbia fashiste kishte marrur një mesazh nga kulla e Himë Haradinaj e që ishte “Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk dorëzohet Kosova”.

Ndër të tjera, Kurti ka ritheksuar se fokusi kryesor i qeverisë së tij mbetej avancimi në ushtrinë e vendit.

“Fokusi ynë  kryesor ka qenë dhe është investimi në ushtri, në mbrojtjen fisnike të  vendit tonë. Duke kujtuar UÇK-në, duke zhvilluar FSK-në mbrojmë Republikën e Kosovës, përparojmë kombin, i kontribojmë Evropës”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se ushtria po konsilodohet gjithmonë e më  shumë në aspektin operacional e atë profesional.

Duke përshëndetur të pranishmit, Kurti iu drejtua edhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, gjë për të cilën u duartrokit fortë nga publiku.

Related Articles