Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit me targa nga pala kosovare.
Ai ka kërkuar nga ekzekutivi kosovar që ta rishikojnë këtë vendim, ndryshe do të ndërmarrin masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë “Haradinaj”, Haki Shatri tha se Serbisë nuk i konvenojnë masat në ekonomi, pasi që, sipas tij, eksportin që bëjnë në Kosovë është i madh.
“Masat e Serbisë nuk na dëmtojnë neve, ne jemi shtet në veti e ata në veti. Në ekonomi asgjë nuk mundet me bë, vetëm me i ndalë eksportet e veta, por nuk ka llogari sepse ai humbë, ndërsa importet janë minimale në krahasim me eksportet që Serbia bënë në Kosovë. Serbisë nuk i konvenojnë masat në ekonomi”, tha Shatri.
Shahini : Kërcënimet e Serbisë, të kota
E lidhur me masat të cilat mund t’i marr Serbia në fushën e ekonomisë për shtetin e Kosovës, ka folur edhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.
Ai për FrontOnline, tha se nëse Serbia merr masa në fushën e ekonomisë, Kosova nuk do të ketë humbje, përcjellë Gazeta “Enigma”.
“Serbia po pretendon ta frikësoj apo të kërcënon Kosovën gjëja se mund të merr masa për Kosovën, por ato janë të gjitha për marketing të brendshëm sepse asnjë masë që Serbia e merr nuk ndikon në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne nuk varemi prej Serbisë. Ekonomia e Kosovës është e hapur, ne kemi pasur masën që i’a kemi vënë Serbisë taksen 100% ku është parë së është rritur ekonomia e vendit dhe prodhim dhe në rast se Serbia merr ndonjë masë ajo vetëm që do t’i ndihmon Kosovës dhe do ta rendonte ekonominë e vet”, tha ai.
Shahini tha se Institucionet Ndërkombëtare nuk do t’i përkrahin masat e Serbisë ndaj Kosovës.