MAShTI ndalon shfrytëzim e hapësirave të shkollave për aktivitete të fushatës

MAShTI ndalon shfrytëzim e hapësirave të shkollave për aktivitete të fushatës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka nxjerr një akt juridik për ndalimin e shfrytëzimit të hapësirës së brendshme të shkollave nga partitë politike për aktivitete të fushatës.

Ata kanë thënë se po ashtu e kanë njoftuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se hapësirat e shkollës duhet të mbesin të sigurta.

“Përmes një shkrese, MASHTI e ka njoftuar KQZ-në se në tërë Republikën e Kosovës ka nisur viti i ri shkollor dhe se hapësirat e shkollës duhet të mbesin të sigurta dhe në shfrytëzim vetëm të procesit mësimor”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t për Telegrafin.

Nga MASHTI kanë deklaruar se kjo është mënyra që do të ndihmonte në ruajtjen e shëndetit të fëmijëve dhe qëndrim të sigurt në shkolla.

“Me këtë rast, Ministria i ka kërkuar KQZ-së që konform Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, nenit 64 paragrafi 2 dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, neni 12, të nxjerr akt juridik për ndalimin e shfrytëzimit të hapësirës së brendshme të shkollave nga partitë politike për aktivitete të fushatës. Kjo do të ndihmonte në ruajtjen e shëndetit të fëmijëve dhe qëndrim të sigurt në shkolla”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, kanë reaguar pas informacioneve se parti politike kanë kërkuar të mbajnë tubime elektorale në hapësirat e brendshme të shkollave.

Related Articles