Aksident i rëndë në Mitrovicë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Koshtovë të Mitrovicës.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tregoi se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 3 persona.

Të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore.

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:30, në rrugë rajonale Mitrovicë -Zubin Potok përkatsisht në segmenti rrugor në fshatin Koshtovë, Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre (3) persona kan kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Related Articles