Mastersi i Budapestit: Distria e pandalshme, kualifikohet në finale

Mastersi i Budapestit: Distria e pandalshme, kualifikohet në finale

Distria Krasniqi po tregohet e pandalshme sot në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kampionia olimpike triumfoi me IPPON në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë ndaj hungarezes, Reka Pupp.

Xhudistja kosovare kësisoj e siguron të paktën medaljen e argjendtë nga ky kompeticion.

Sot gjithashtu në garë ishte edhe Nora Gjakova, por ajo u ndal në raundin e dytë.

Nesër do të garojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Related Articles