PDK zyrtarizon kandidatin e saj për Prizren

PDK zyrtarizon kandidatin e saj për Prizren

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zyrtarizuar kandidaturën e Shaqir Totajt për kryetar të komunës së Prizrenit, raporton Gazeta Enigma.

Për zyrtarizimin e kandidaturës së Totajt, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ka ardhur koha që Prizrenin ta kthejnë në binarë.

“Jam i lumtur që në këtë takim shoh shumë qytetarë të Prizrenit që kanë ardhur në këtë takim, sepse e duan qytetin e Prizrenit, pastërtinë, shëndetësisë dhe arsimimin më të mirë në Prizren. Natyrisht që unë jam këtu që të ju ftoj të gjithë juve që të bashkohemi dhe ta kthejmë Prizrenin në binar të përparimit”, ka thënë Hoxhaj para të pranishmëve.

Ai më tutje shtoi se Prizrent i duhet një kryetar që është pranë qytetarëve 24 orë në ditë. 

Ndërsa, kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetar i Degës së PDK-së në Prizren dhe nënkryetari i partisë, Shaqir Totaj ka falënderuar kryetarin Hoxhaj dhe partinë për besimin e dhënë.

Ai ka thënë se nën udhëheqjen e PDK-së, Prizreni do të jetë një model i një qeverisjeje të mirë lokale për qytetarët e tij.

“Jemi dëshmitarë të një zhgënjimi të qytetarëve të Prizrenit, zhgënjim i cili ka ardhë pas premtimeve të mëdha dhe pas mungesës së performancës së pushtetit lokal. Jemi dëshmitarë të degradimit të qytetit të Prizrenit, të rënies së hijes së atraktivitetit të këtij qyteti. Kandidatura ime do të jetë kandidaturë përtej një partie, e cila bazohet në vizion qytetar për kthim të reputacionit, prestigjit dhe përmirësim të kualitetit të jetës në Prizren.”, ka thënë Totaj./Gazeta Enigma/

Related Articles