Ka përfunduar pa fitues super përballja mes PSG-së dhe Real Madridit, e vlefshme për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.
“Parisienët” dominuan nga minuta e parë dhe në fund ia dolën të fitojnë me rezultat minimal 1:0.
PSG e nisi në mënyrën më të mirë, me Angel di Maria që dështoi nga afërsia pas vetëm katër minutave lojë.
Kylian Mbappe gjithashtu ishte në formën më të mirë, ku provoi disa herë dhe kishte një rast të sigurt, por që Thibaut Courtois arriti ta ndal.
Real Madrid nuk rrezikoi asnjëherë në këtë pjesë, duke bërë që rezultati i kësaj pjesë të jetë 0:0.
Edhe pjesa e dytë, ishte shumë më e mirë për PSG-në që krijoi aksione të shumta, ndërsa edhe dominuan në posedim.
Lionel Messi kishte mundësinë e artë që të shënonte nga pika e bardhë (61′), por belgu ia mohoi sërish argjentinasit golin, që nuk ka shënuar kundër Realit në tre vitet e fundit.
Një statistikë e tmerrshme për “Los Blancos” është që nuk kishin asnjë gjuajtje në kornizën e portës së PSG-së në tërë ndeshjen, kurse në ndeshjen e radhës do jenë pa dyshen Ferland Mendy dhe Casemiro, që u ndëshkuan me karton të verdhë.
Kur mendohej se takimi do mbyllej me rezultat të barabartë, në skenë doli Kylian Mbappe që shënoi një gol të bukur për t’i dhënë fitoren skuadrës vendase (90+4) – VIDEO
Kësisoj, skuadra që do kualifikohet në çerekfinale do vuloset në “Santiago Bernabeu”, përballje që zhvillohet pas tre javëve, me saktësisht me 8 mars.